Gjirokastër, ekspozohen makinat retro, 30 modele historike në zonën muzeale të qytetit
Një ekspozitë me automjete Retro nga Shqipëria dhe Italia është zhvilluar në Gjirokastër, në kuadër të turit automobilistik “Tirana Grand Tour”.
Rreth 30 automjete, mes tyre edhe modele historike, u prezantuan në zonën muzeale të qytetit. Makinat tërhoqën vëmendjen e banorëve dhe turistëve, ndërsa aktiviteti bashkoi pilotë shqiptarë dhe italianë, duke ndërthurur pasionin për automobilizmin me promovimin e turizmit.
“Bëhet fjalë për “Tirana Grand Tour”, e kemi quajtur, sepse fillon nga jugu drejt Tiranës dhe në Tiranë, në weekend, përmbyllet me “Tirana Grand Prix”. Është një garë rregullsie që realizohet tashmë çdo vit në Tiranë, me makina klasike dhe moderne. Janë rreth 50 makina, pra 50 ekuipazhe që do të garojnë. 40 prej tyre janë ndërkombëtare, ndërsa 10 janë shqiptare këtë radhë. Ky aktivitet nuk është vetëm gara në vetvete, por është edhe promovimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh një prej pilotëve.
“Është hera e dytë që vijmë këtu në Shqipëri me makina të markave “Ferrari” dhe “Porch”,shpresojmë që t’ia kalojmë mirë në mënyrë që të organizojmë dhe aktivitete të tjera në të ardhmen”, u shpreh piloti.
Ekspozitat me automjete retro janë kthyer në një element të veçantë dhe për Gjirokastrën duke tërhequr vizitorë dhe duke u përfshirë në internerare turistike të qytetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





