City në krizë, Guardiola: Do të stërvitemi edhe në Krishtlindje

Angli | 2 vite më parë

Është Krishtlindje, por Manchester City, në mes të një krize loje dhe rezultatesh, do të punojë si dje, ashtu edhe sot, në kërkim të shkëlqimit të humbur. Këtë e ka bërë të qartë Pep Guardiola duke folur në prag të ndeshjes së kampionatit ‘Boxing Day’ ndaj Evertonit.

“Ne do stërvitemi sot pasdite dhe nesër në mbrëmje. Pastaj do të qëndrojmë këtu dhe do të luajmë në Boxing Day. Megjithatë, sot pas seancës, lojtarët e mi do të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre, pastaj edhe nesër në mëngjes. Pastaj do të stërvis dhe shpresoj që nesër në mbrëmje të gjithë duan të jenë këtu (në qendrën stërvitore) sepse është detyra jonë”.

“Por si është situata me të dëmtuarit? A do të jenë të disponueshëm Stones? Siç thashë ne stërvitemi sot pasdite, kështu që do të shohim sa lojtarë do të kemi në dispozicion. Për momentin nuk e di”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme