Damasku: S’kemi frikë nga Izraeli, populli sirian dëshiron bashkëjetesën

Botë | 2 vite më parë

Guvernatori i Damaskut – duke folur në emër të, Ahmed al-Sharaa, udhëheqësin e ri të Sirisë  ka deklaruar se qeveria dëshiron të lehtësojë marrëdhëniet e përzemërta midis Izraelit dhe Sirisë.

Maher Marwan thotë se frika fillestare e Izraelit pas rënies së ish-presidentit Bashar al-Assad ishte “e natyrshme”.

“Ne nuk duam të ndërhyjmë në ndonjë aspekt që do të kërcënojë sigurinë e Izraelit, apo e ndonjë vendi tjetër”, u shpreh Marwan.

Kjo është një linjë në përputhje me qeverinë e re siriane. Sharaa ka thënë më parë se nuk dëshiron konflikt me Izraelin. Marwan shkoi një hap më tej, ku u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të lehtësojnë marrëdhëniet më të mira me Izraelin.

“Ka një popull që dëshiron bashkëjetesën. Ata duan paqe. Ata nuk duan mosmarrëveshje”, theksoi ai.

Ka pasur raporte në mediat izraelite se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të angazhohet me HTS, por se ai ka hezituar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme