Dejvis ka njoftuar menaxherin se kërkon të qëndrojë në Mynih

Gjermani | 2 vite më parë

Alfonso Dejvis do të qëndrojë në “Allianz Arena” edhe për katër ose pesë vite të tjerë. Sipas medieve gjermane vendimi është marrë nga vetë lojtari, i cili ka njoftuar menaxherin e tij që të mos bisedojë më me asnjë klub tjetër.

Nik Househ pas takimit që pati me Maks Eberl të premten është nisur në një tur në Europë ku u mendua se do të takohej me drejtues të Realit të Madrditi dhe Mançester Junajtidit.

Tani mendohet se tentativat e menaxherit për të gjetur një kontratë më të mirë për mbrojtësin kanadez do jenë të kota pasi vetëm mëngjërashi ka vendosur të qëndrojë në Mynih, aty ku ka thënë se ndihet si në shtëpi dhe i vlerësuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme