Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Spanjë | 2 vite më parë

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions League kundër Liverpulit, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje.

Klubi spanjoll ka njoftuar se sulmuesi brazilian Vinicius Jr ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe për pasojë rrezikon që të mbetet larg fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Akoma nuk është bërë zyrtare koha e rikuperimit, por në kampin madrilen nuk janë shumë optimist dhe duket se Vinicius Jr do të humbasë disa ndeshje të këtij fundviti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme