Deschamps largon presionin nga Franca: Spanja është favoritja e vërtetë për trofeun

“E njohim mirë Spanjën, janë kampionët në fuqi të Europës. Jemi përballur me ta edhe në gjysmëfinalen e Nations League verën e kaluar. Na konsideronin favoritë para Botërorit, por favoritja e vërtetë është Spanja”.
Kjo deklaratë vjen nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, në prag të gjysmëfinales kundër Spanjës. Ai i sheh kampionët e Europës në fuqi si favoritë. Trajneri i “Gjelave” provon kështu të largojë sa më shumë presionin nga të tijtë.
“Kjo i vë më shumë nën presion ata (spanjollët) për shkak të asaj që kanë arritur, edhe pse e kanë humbur finalen e Nations League kundër Portugalisë. Kanë një skuadër të shkëlqyer, me shumë pika të forta”, – ka shtuar Deshamps për “Movistar Tv”.
“Mbi të gjitha, është gjysmëfinalja e parë e Botërorit dhe niveli është jashtëzakonisht i lartë”, – ka theksuar në fund trajneri francez, i cili ka mbajtur këtë qëndrim ndaj Spanjës që në fillim të turneut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




