Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, takon Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose

Aktualitet | 2 vite më parë

Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, takon Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.

Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland. 

Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP, që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Kjo vizitë është pjesë e programit të financuar nga ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese në DPPM, si mbështetje dhe partneritet i vazhdueshëm me sistemin shqiptar të burgjeve dhe korrektimeve, mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.

Gjatë aktivitetit u diskutuan tema të tilla si siguria në burgje, programet rehabilituese, teknologjia informative dhe menaxhimi i institucioneve korrektuese.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme