Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, organizon një tryezë bashkëpunimi me komunitetet fetare

Sociale | 12 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka organizuar një tryezë të rëndësishme bashkëpunimi me përfaqësues të komuniteteve fetare, ku është diskutuar roli i fesë në sistemin penitenciar dhe ndikimi i saj në rehabilitimin e të burgosurve.

Në këtë takim të veçantë, morën pjesë figura të shquara nga komunitetet fetare të ndryshme, përfshirë Z. Tauland Bica nga Komuniteti Mysliman, Atë Nikolla Kodheli nga Kisha Ortodokse Autoqefale, Dom Kreshnik Ivan, kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Z. Ergjest Biti nga Vëllazëria Ungjillore.

Të gjithë pjesëmarrësit theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe ri-integrimin e të burgosurve. Ata diskutuan se si praktikat fetare ofrojnë mbështetje shpirtërore, qetësi dhe forcë për të kaluar vështirësitë e jetës në burg, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më paqësor dhe më të harmonishëm brenda institucioneve penitenciare.

Në fjalën e tij, Drejtori Qose vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve të feve dhe theksoi se bashkëpunimi ndërfetar është një urë që lidh e forcon shpirtin, duke nënvizuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë.

Ky bashkëpunim mes institucioneve fetare dhe atyre penitenciare është një hap i rëndësishëm për forcimin e rehabilitimit dhe rigjallërimin shpirtëror të të burgosurve, duke krijuar mundësi më të mira për ri-integrimin e tyre në shoqëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme