Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Basketboll | 2 vite më parë

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në javën e 23-të të Euroligës. Ishte një takim që nisi menjëherë vrullshëm për Efes teksa periodën e parë e fituan 24-9. Që këtu vihet re se Milano ka probleme në sulm, që kushtëzohen edhe nga mungesa e Nikola Mirotic.

Në periodën e dytë, Efes shton saktësinë në gjuajtjet për tri pikë dhe e mbyll me 56 pikë të shënuara pjesën e parë dhe me 69% saktësi për tri pikë. Milano ndërkohë ka nisur dorëzimin teksa është -25 pikë pas 20 minutash lojë.

Mesina deklaron pas pjesës së pare se italianëve i mungon agresiviteti dhe Efes është më mirë në çdo pozicion dhe në çdo zotërim topi. Në periodën e tretë nuk ka asnjë ndryshim dhe diferenca shkon mbi 30 pikë ndërsa në periodën e katërt deri në 42 pikë.

Në këtë pikë mendohej se Luka Banki do ti ulte titullarët, por Efes vijoi me formacionin e parë deri në fund. Një ndryshim interesant për Bankin ishte edhe kthimi në formacionin e parë të shqiptarit Erxhan Osmani. Efes a mbylli me 17 trepikësha të shënuar, 7 lojtarë me dy shifra në shënim dhe më i dalluari, Bevua me 18 pikë. Me këtë fitore Efes u ngjit në vend të 13-të, ndërsa Milano zbriti në vend të 11-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme