Faleminderit nga zemra, Djimmi! Atalanta përshëndet kapitenin kuqezi

Kombëtarja | 3 muaj më parë

“Faleminderit nga zemra Djimmi”. Kështu, me shkurtimin e mbiemrit të tij, Atalanta ka zyrtarizuar në faqen e vet shitjen e Berat Gjimshitit tek arabët e Al-Diriyah Football Club. Gjashtë ditë më parë, me një postim në Instagram, kapiteni i Shqipërisë përshëndeste klubin, tifozët dhe qytetin.

“Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar mbyll një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Numra që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në historinë e klubit, që arriti kulmin me fitimin e trofeut të parë historik ndërkombëtar, UEFA Europa League më 22 maj, ku Gjjmshiti mbante shiritin e kapitenit.

Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë klubi zikaltër e  falënderojnë Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për impnjimin, dedikimin dhe lidhje me fanellën. I urojmë më të mirat në këtë eksperiencë të re profesionale”, – shkruhet në njoftimin e klubit bergamask.

Berat Gjimshiti u shit për 3 milionë euro nga Atalanta. Tifozët e saj e nderuan kapitenin e Shqipërisë me një banderolë të veçantë në ndeshjen e fundit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme