Flik përgatit Barçën për Dortmundin, flet për gati 60’ para lojtarëve

Borusia e Dortmundit nuk është një rivale e panjohur për Hansi Flik. Trajneri gjerman mbajti sot për gati 60’ fjalim përballë lojtarëve. Mediet spanjolle kanë publikuar pamjet ku Flik u dha direktiva të besuarve të tij.
“Mendoj se do të kemi përballë një ekip të fortë në mbrojtje edhe pse ka humbur disa lojtarë kyç në këtë repart”, tha gjermani gjatë konferencës së sotme për shtyp. Barcelona ishte në fushë të dielën mbrëma dhe nuk kishte shumë kohë për tu përgatitur për duelin e radhës.
Ky fakt u anashkalua nga Flik, i cili u tha gazetarëve se nuk ishte në dobi të skuadrës që të flitej për të tilla tema përpara një dueli kaq të rëndëishëm. “Për ne kualifikimi për në gjysmëfinale të Championsit vlen shumë prandaj nuk duhet të humbim kohën për të diskutuar për kalendarin”, tha Flik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




