Gjermania U-21 “djeg” Kosovën, Di Salvo grumbullon Arijon Ibrahimoviç

Ndeshjet e radhës të vlefshme për Eliminatoret e Euro 2026 për moshat deri në 21 vjeç do të jenë një shans i artë për komisarin teknik të Gjermanisë, Antonio Di Salvo, për të integruar lojtarë të rinj.
Kështu në listën e bërë publike sot nga trajneri i Gjermanisë U-21 spikat emri i Arijon Ibrahimoviç, i cili deri pak javë më parë ishte në bisedime me drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit. 19-vjeçari, i cili është kontaktuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, duket se ka vendosur për të marrë një tjetër rrugë. Nëse do të ketë sukses me ekipin shpresa të Gjermanisë atëherë Federatat e tjera, të cilat kanë shpresuar për ta grumbulluar sulmuesin e 1. FC Heidenheim do të duhet të dorëzohen.
Një tjetër risi e listës të shpallur nga Di Salvo për takimet me Maltën dhe Gjeorgjinë është edhe emri i Lennart Karl, i cili ka djegur etapat duke u grumbulluar me U-21 edhe pse është vetëm 17 vjeç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




