Gjirokastra realizoi 95% të planit për sigurimet shoqërore vullnetare në 2024

Sociale | 2 vite më parë

Sigurimi Shoqëror Vullnetar është një mundësi më tepër për ata që kanë periudha të paplotësuara kontributive.

Specialistja e këtij institucioni në Gjirokastër, Enkelejda Shkurti, bën me dije se për vitin 2024 është realizuar plani në masën 95 për qind.

Interesi i qytetarëve për të plotësuar vitet e punës është në rritje nga viti në vit.

“Sigurimet Shoqërore e mbyllën 2024-ën me sukses. Personat mundohen të plotësojnë vjetërsinë e punës në përgjithësi. Kontingjenti më i interesuar janë ata që dalin ose janë në prag pensioni dhe nuk kanë kushtin 15 vite për t’u siguruar,” shprehet znj. Shkurti.

Ndërkohë që me nisjen e vitit 2025, të gjithë ata që e kryejnë pagesën menjëherë gjatë muajt janar, kontributi ka një ulje 6 për qind. Nëse paguhet në 6 muaj, përfitohet zbritja 3 për qind.

“Kontribuesit e rregullt, që janë të informuar dhe e dinë, vijnë çdo janar të bëjnë pagesën,” thotë specialistja.

Sigurimi vullnetar mund të paguhet nga çdo individ që ka mundësinë të blejë vitet e punës për t’i  plotësuar dhe të ketë mundësinë për pension pleqërie.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme