Grima grumbullon 24 futbolliste për miqësoret me Turqinë

Kombëtarja | 11 muaj më parë

Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Turqisë më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet të hënën në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Stamboll, ku do të vijojë fazën përgatitore.

Në kuadër të këtyre dy miqësoreve, trajneri Grima ka grumbulluar 24 futbolliste, pesë prej të cilave janë risi në listën kuqezi. Stafi teknik dhe departamenti i ekipeve kombëtare vijojnë të monitorojnë vazhdimisht elementet e rinj. Katër nga futbollistet e grumbulluara rishtaz në skuadër vijnë nga ekipet jashtë vendit, teksa vetëm Teresa Deda është pjesë e skuadrës së Vllaznisë. Po ashtu, në skuadër rikthehen edhe futbollistet që kanë qenë më parë pjesë, si Klaudia Borci, Endrina Elezaj dhe Fortesa Berisha. Kjo e fundit la grumbullimin e tetorit për sfidat ndaj Qipros për shkak dëmtimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme