Guardiola: Nuk dorëzohem, zgjidhja e problemit kërkon më shumë

Angli | 2 vite më parë

Përpara ndeshjes së nesërme kundër Leicesterit, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë: “Ndonjëherë mendoni se është e lehtë të zgjidhet problemi, por ndonjëherë kërkon më shumë kohë. Unë nuk do të dorëzohem. Dua të jem këtu dhe të bëj ndryshimin.

Situata që kemi nuk është e mirë. Ne duhet ta bëjmë kthesën, shkojmë në transfertën kundër Leicester, ka qenë gjithmonë e vështirë, por tani lojtarët do të jenë gati.

Mundohuni të jeni sa më të qetë, lexoni situatën dhe përpiquni të kuptoni se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar në ndeshjen e ardhshme. Kjo është ajo që dua të ndjej dhe gjithçka që dua të bëj”, ka thënë mes të tjerash Guardiola.

Manchester City ka fituar vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në kampionat. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë nën drejtimin e Guardiolës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme