Investime në njësinë Udënisht – Projekt madhor në sistemin e kanalizimeve, me ndikim edhe në liqen

Sociale | 12 muaj më parë

Në Njësinë Administrative Udënisht po vijon me intensitet puna për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të përdorura, një projekt madhor që pritet të përfundojë brenda 15 muajsh.

Deri më tani është realizuar mbi 30% e punimeve, përfshirë rrjetin e kanalizimeve dhe dekantuesit. Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, inspektoi nga afër ecurinë e projektit, duke theksuar se ky investim do t’i japë zgjidhje përfundimtare një problematike të vjetër që prej vitesh shqetësonte banorët dhe ndikonte negativisht në pastërtinë e liqenit.

“Ky është dekantuesi i fshatit Gurikuq, dhe është ë garantuar që asnjë lloj mbeturine apo ujëra të zeza nuk derdhen në liqen”, tha Kujtim Metalia, Drejtor kantieri.

Pas përfundimit të punimeve në kanalizime, do të nisë faza e ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative.

Kryebashkiaku Xhakolli u shpreh se investimet e njëpasnjëshme në Pogradec, Buçimas dhe tani në Udënisht garantojnë që në liqen të mos ketë më derdhje ujërash të përdorura, duke vijuar kështu zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme