Jonas Urbig transferohet në Mynih, Bajerni gjen pasardhësin e

Jonas Urbig është goditja e parë e Bajernit në merkaton e janarit. Sipas medieve gjermane klubi bavarez kishte gjetur akordin me lojtarin prej ditësh ndërsa ditën e djeshme ka bindur edhe Këlnin për të pranuaar 8 milionë euro në këmbim të kartonit të portierit të talentuar.
Drejtuesit e Bajernit kishin kohë që kishin zgjedhur 21-vjeçarin si kandidat për të pasuar Manuel Nojerin, por tani vendosën që të afrojnë me 6 muaj transferimin e tij pas dëmtimit të rëndë në veshkë të Daniel Peretz.
Plani i Bajernit është që të afrojë që tani në Mynih, Urbig për ta kthyer në numrin dy në hierarkinë e portierëve. Profili i 21-vjeçarit është i duhuri për klubin bavarez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




