Kategoria e Parë/ Besa zgjedh Çelën si pasues të Mirel Josës

Kategoria e Parë | 2 vite më parë

Në pjesën e dytë të sezonit skuadra e Besës do ti besohet Emiljano Çelës. Thuhet se trajneri është shumë pranë postit të lënë bosh nga Mirel Josa, i cili u shkarkua pas humbjes me Apoloninë.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë për 1 vit e gjysmë, teksa bashkë me Çelën në Kavajë ka zbarkuar edhe Bekim Kuli. Pas Kukësit, Kuli do të vazhdojë të jetë ndihmësi i Çelës edhe te kavajasit.

Në këtë mënyrë mungon vetëm zyrtarizimi i Çelës dhe Kulit. Ndërkohë pjesë e stafit të tyre do të jenë edhe Fidaim Haxhiu dhe Ylli Teliti, të cilët do të qëndrojnë te Besa edhe pas largimit të Mirel Josës.

Aktualisht Besa pas 17 javësh kampionat ia ka dalë të grumbullojë 38 pikë, 1 më pak se Flamurtari dhe 3 më pak se Vora kryesuese. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme