Kategoria e Parë: Lushnja-Apolonia dhe Pogradeci-Burreli në RTSH

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë. Të shtunën në orën 13:30 në “Roza Haxhiu” do të luhet sfida Lushnja-Apolonia. Një nga sfidat më interesante të kësaj jave, që vë përballë dy rivalë të vjetër, derbi i Myzeqesë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

Të dielën do të luhen  4 takime të tjera të kësaj jave. Në fushë do të zbresin tre skuadrat e kreut, që synojnë ngjitjen direkte në elitën e futbollit shqiptar.

Flamurtari do të presë në shtëpi Kukësin, ndërsa Vora do të luajë në transfertë kundër Valbonës. Kastrioti-Besa është një sfidë që premton spektakël, ndërsa Korabi do të presë në shtëpi Erzenin. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30.

Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të mbyllet të hënën me ndeshjen Pogradeci-Burreli, që do të transmetohet në RTSH në orën 13:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme