Kategoria e Parë: Pogradeci-Vora dhe Besa-Apolonia në RTSH

Skuadrat e Kategorisë së Parë do të zbresin për herë të fundit në fushë për vitin 2024 këtë fundjavë, kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 17-të të kampionatit.
Kjo javë e fundit e vitit 2024 do të luhet e ndarë në dy ditë: të shtunën dhe të dielën. 3 takime do të zhvillohen të shtunën në orën 13:30. Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Valbonës, Lushnja do të presë në shgtëpi Burrelin, ndërsa Korabi do të masë forcat me Kukësin në Peshkopi.
Të dielën do të luhen tre takimet e tjera të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë kundër Pogradecit, ndërsa Besa do të presë në Rrogozhinë Apoloninë. Kastrioti-Erzeni është sfida tjetër e ditës së dielë.
Përballjet Pogradeci-Vora dhe Besa-Apolonia do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




