“Kategoria Superiore” U-17 për vajza/ Vllaznia dhe Partizani në finalen e madhe

Futboll Vendi | 6 muaj më parë

Janë zhvilluar sot ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off në kampionatin “Kategoria Superiore” U-17 për vajza, duke përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste të këtij edicioni.

Në përballjen e parë, Vllaznia U-17 tregoi forcën e saj duke triumfuar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Elbasanit U-17, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga skuadra shkodrane.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Partizani U-17 siguroi biletën për në finale pas fitores bindëse 6-0 ndaj Apolonisë U-17, duke konfirmuar formën shumë të mirë në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Në këtë mënyrë, finalja e madhe do të jetë mes Vllaznisë U-17 dhe Partizanit U-17, dy skuadra që kanë spikatur gjatë gjithë sezonit dhe që tashmë do të diskutojnë trofeun e kampionatit.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 6 maj, ora 17:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, aty ku do të kurorëzohet kampionia e re e këtij edicioni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme