Kontracepsioni te të rinjtë – Ekspertët flasin për rishikim të ligjit për shëndetin riprodhues
Të rinjtë po rrezikojnë seriozisht shëndetin tyre duke I besuar më fort internetit dhe grupit të ngushtë shoqëror në drejtim të përdorimit të metodave kontraceptive se sa mjekut specialist.
Sipas analizave të bëra, mungesa e besimit tek bluzat e baradha, që shihet si një ndër faktorët ndikues, ka bërë që ata të shkëpusin lidhjet me mjekët duke rënë pre e pilulave të palicensuara për abort.
“Nga ajo që ne na rezulton në studimet e kryera nga mjekët e Qendrës shqiptarë për popullsinë dhe zhvillimin është se të rinjtë përdorin masivisht metoda kontraceptive pa sugjerimin e mjekut, po pse jo në raste të caktuara edhe në përdorimin e pilulave për abort të cilat në fakt nuk janë të liçensuara prandaj kërkohet që ti jepet fokus më i madh në çështjet e shëndetit riprodhues , në aksesin që të rinjtë duhet të kenë në këto metoda” u shpreh Elona Gjebrea – Drejtuese e Qendrës Shqiptare për popullsinë dhe zhvillimin
Ekspertët druajnë se ligji për shëndetit riprodhues që do ti nështrohet sërish rishikimit, mund të pësojë të njëjtin fat si ai për barazinë gjinore ku keqinterpretimet nga rrymat konservatore ndikojnë në perceptime të gabuara të shoqërisë.
“Ligji për shëndetin riprodhues që u përgatit nga gruper ekspertësh nuk gjeti mbështetjen e shoqërise dhe më saktë u keqinterpretua nga rryma konservatore me qëllime të caktuara .Prandaj është e rëndësishme që këto ligje para se të kalojnë në parlament e të nxirren nga qeveria, kanë nevojë që shoqëria të përgatitet për ndikimin dhe impaktin duke përdorur gjuhë të thjeshtë në komunikim në mënyrë që rrymat konservatore të mos ndikojnë debatin publik”
Mosrrespektimi I prokolleve dhe udhëzuesve në cështjet e ripordhimit ka bërë që shumë të rinj të bien pre e infetilitetit në një moshë më të vonë duke rrezikuar deri edhe jetën.
SONILA MLLOJA
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




