Kosova, barazim pa gola me Izraelin

Sport | 43 minuta më parë

Mbyllet 0-0 takimi mes Kosoves dhe Izraelit, të luajtur në Debrecen të Hungarisë, i vlefshëm për raundin e tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.  Sfida nisi me ritëm dhe rastet nuk munguan në të dyja portat. Izraeli ishte më këmbëngulës në disa momente të pjesës së parë, por Amir Saipi u shfaq në lartësinë e duhur, duke mbajtur të paprekur portën e Kosovës.

Edhe “Dardanët” patën mundësitë e tyre. Dellova provoi nga distanca në minutën e 36-të, por portieri izraelit, Tzur reagoi mirë.

Në fraksionin e dytë, Kosova u shfaq më e rrezikshme. Jashari provoi në minutën e 54-të, por goditja e tij u ndal nga portieri. Dy minuta më pas, Saipi edhe nëj herë tjetër u tregua në lartësinë e duhur duke i mohuar golin Dor Peretz.

Me këtë barazim, Kosova shkon në kuotën e katër pikëve dhe mban vendin e dytë në Grupin B3. Për Izraelin, kjo ishte pika e parë e grumbulluar pas tri ndeshjeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme