Kosova pjesë e institucionit të parë të BE, pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Kosovë | 1 vit më parë

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është bërë institucioni i parë i BE-së që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova pasi para më shumë se një viti pranoi anëtarë nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim.

Ky institucion këshillëdhënës në strukturat e Bashkimit Evropian do të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues nga Kosova, të cilët do të përzgjidhen përmes procedurës përkatëse. Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova janë ftuar  që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor.

Anëtarët e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian që vijnë nga vendet kandidate të BE do të marrin pjesë aktive në punën e atij institucioni njëlloj me homologët e tyre nga shtetet e bllokut, por nuk do të kenë të drejtë vote, pasi kjo gjë është e rezervuar vetëm për vendet anëtare.

Në shkurt të vitit 2024, Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian u bë institucioni i parë i BE-së që pranoi anëtarë nga 9 shtete kandidate të BE-së, por Kosova në atë kohë nuk u përfshi, pasi vijon të jetë i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat.

Komiteti me qendër në Bruksel përbëhet nga 329 anëtarë nga të 27-të shtetet anëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme