Kreu mashtrim kompjuterik dhe i vodhi mbi një milion euro një personi, arrestohet turku

Një 41 vjeçar me shtetësi turke është vendosur në pranga nga policia në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa të tjerë me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.
Sipas Policisë së Shtetit, shtetasi F.K, duke përdorur postet e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.
“Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”. bëjnë të ditur autoritetet ligjzbatuese.
Në bashkëpunim me agjencitë homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




