Kriza politike në Francë – Macron gati të zgjedhë kryeministrin para vizitës së Trump

Pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit francez Michel Barnier përmes nocionit të mosbesimit që u kërkua nga opozita, Presidenti Emanuel Macron po tenton të rimarrë situatën në dorë duke gjetur kandidatura të reja për kryeministër. Burime për mediat franceze bëjnë me dije se bëhet fjalë për 5 emra që mund të jenë kandidat të mundshëm.
Kandidati i parë i mundshëm është Sebastien Lecornu 38 vjeç, i cili u largua nga partia republikane e qendrës së djathtë dhe ju bashkua partisë së Rilindjes së Emmanuel Macron në 2017. Pasi shërbeu si ministër i autoriteteve lokale dhe ministër i jashtëm, ai u bë ministër i mbrojtjes në vitin 2022.
Francois Bayrou 73 vjeç ish- ministër i drejtësisë, është një veteran centrist, partia e të cilit Lëvizja Demokratike (MoDem) ka qenë pjesë e aleancës qeverisëse të Macron që nga viti 2017.
Bernard Cazeneuve zgjedhja e tij do të ishte inkurajim për ligjvënësit e krahut të majtë që të largohen nga aleanca e Frontit të Ri Popullor dhe të bashkohen me Macron.
Xavier Bertrand 59 vjeç, është një politikan i qendrës së djathtë që kryeson rajonin verior të de-industrializuar të Hauts de France. Francois Baroin 59 vjeç, është një politikan karriere e qendrës së djathtë, babai i të cilit ishte mik i presidentit të ndjerë Zhak Shirak.
Ndërkohë që zgjedhja e një kryeministri të ri do të vijoi të kundërshtohet nga opozita e cila thotë se Macron duhet të jap dorëheqjen pasi nuk e ka më shumicën parlamentare. Nga ana tjetër sipas rregullave të kushtetutës franceze nuk mund të ketë serish zgjedhje para 2025.
Koha këtë herë diktohet nga agjenda ndërkombëtare: ardhja të shtunën e krerëve të shteteve me në krye Donald Trump për rihapjen e Notre-Dame.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




