Kushte të rënduara të motit në vend, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Aktualitet | 2 vite më parë

Për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Sipas parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar, nga data 23.12.2024, duke filluar nga ora 08:00, deti Adriatik dhe Jon do të ndodhen nën ndikimin e erërave të fuqishme me drejtim jug-juglindje dhe veri-veriperëndim. Forca e erës do të arrijë deri në 6-7 bft (Beaufort në metra për sekondë), me shpejtësi të erës deri 15-20 m/s dhe lartësi dallgësh deri në 3.3 metra.

Masat e marra:

Ndalimi i nisjes së mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 08:00 më 23.12.2024.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit duhet të marrin parasysh kushtet hidrometeorologjike dhe të sigurojnë mjetet dhe ekuipazhin e tyre përpara çdo lundrimi.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të paracaktuara.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të ndodhë pas orës 16:00 të datës 24.12.2024.

Kërkohen masa të rrepta sigurie nga të gjithë ata që operojnë në det, për të shmangur çdo mundësi aksidenti dhe për të ruajtur sigurinë e jetës dhe pronës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme