Lara Colturi thyen rekordin e “Isi” Kostner: Krenare dhe pa fjalë. Shiffrin? E mrekullueshme, më frymëzon!

Nisja e sezonit për Lara Colturi-n ka qenë stratosferike edhe pse shumë pak janë habitur duke njohur potencialin e skiatores, e cila sapo ka mbushur 19 vjeç.
Podet e koleksionuara radhazi në Kupën e Botës të Skive janë kthyer në zakon për skiatoren kuqezi, e cila vlerësohet shumë në Itali ku të gjithë e njohin si “vajza e Daniela Ceccarelli”-t.
Me rekordet e saj Colturi ka arritur që të thyej një të vendosur prej një emëri të njohur të këtij sporti në Itali. Bëhet fjalë për Isolde Kostner, e cila ka qenë skiatoria e vetme e kaltër me tre pode në moshën 20-vjeçare. Më saktë ajo që njihet nga të gjithë në Itali me nofkën “Isi” ia doli që të ngjitej në pode të Kupës së Botës plot tre herë në moshën 19 vjeç e 350 ditë ndërsa Lara Colturi ia ka dalë që në moshën 19 vjeç dhe 15 ditë.
“Jam shumë krenare për atë çfarë kam arritur pasi e di se është fryt i një punë të madhe. Dy vite më parë pësova një dëmtim të rëndë, por ja ku jam sot. Shiffrin? Është e mrekullueshme dhe burim frymëzimi për mua”, tha Lara Colturi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




