Leu flokët me të kuqe pas triumfit në  Euro 2024, tani Cucurella bën premtimin e radhës të çmendur për… Botërorin 2026

Gosip | 5 muaj më parë

Kur Spanja fitoi Kampionatin Evropian dy vite më parë, mbrojtësi i majtë Marc Cucurella leu flokët e tij karakteristike me të kuqe pasi kishte premtuar diçka të tillë në rast triumfi në Euro 2024.  

Tani 27-vjeçari bën një tjetër premtim edhe më fortë, i justifikuar prej faktit se në lojë është një titull me rëndësi siç është Kupa e Botës.

Në një intervistë me “El Partidazo de COPE”, ai zbulon se çfarë do të bënte nëse Spanja do të fitonte Kupën e Botës 2026. “Do të bëja një tatuazh të vogël të fytyrës së Luis de la Fuentes”, tha mëngjërashi i  Chelsea-t, i cili ka zgjedhur edhe vendin ku do ta bëjë tatuazhin. “Kupa e Botës në fund të fundit vlen edhe më shumë se Kampionati Evropian”, tha spanjoli, i cili në fund të turenut mund të vendosë në bicepshin e tij trajnerin karizmatik. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme