Lezha bëhet gati për festë, Besëlidhja kthehet në Kategorinë e Parë

Kategoria e Dytë | 7 muaj më parë

Edhe pse matematika nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, Besëlidhja e Lezhës është shumë pranë rikthimit në Kategorinë e Parë.

Fitorja e thellë 9-1 në transfertë përballë Adriatikut e kombinuar me humbjen e rivalëve të Sopotit 3-0 ndaj Veleçikut, ka çuar në 6 pikë diferencën mes dy skuadrave në krye të renditjes kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i kampionatit në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

Besëlidhja ka një golavarazh shumë të mirë (+22) dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i fitimit të titullit dhe rikthimit në Kategorinë e Parë.

Në Lezhë po bëhen gati për festë dhe javën e ardhshme në sfidën shtëpiake kundër Shirokës do të jetë momenti i shumëpritur i ngritjes së trofeut dhe kurorëzimi i një sezoni të jashtëzakonshëm, që Besëlidhja e ka dominuar nga fillimi deri në fund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme