Maicon zbulon: Mourinho më donte te Reali

“Mourinho nënshkroi me Real Madridin në janar”. Maicon e zbuloi këtë në një intervistë me Prime Video, duke reflektuar mbi sezonin heroik të Interit 2009-2010, i cili përfundoi me një tripletë historike. Menjëherë pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, Special One u largua nga zikaltërit për në Madrid. Megjithatë, ishte diçka që kishte kohë që ziente, siç zbuloi ish-mbrojtësi i krahut, një nga lojtarët kryesorë në triumfin e Interit.
“E di, sepse donte të më merrte me vete”, shtoi Maicon. “Nuk i thamë asgjë askujt, prandaj kemi këtë marrëdhënie. Ishte gjëja jonë. Isha gati të shkoja në shtëpi dhe ai më telefonoi dhe më tha: ‘Kthehu në Appiano, duhet të flas me ty.’ U ktheva dhe ai tha: ‘Do të shkojmë në Madrid, eja me mua.’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Së pari të fitojmë, pastaj do të shohim.’ Ai ishte i sigurt se do të fitonte. Gjithçka ishte planifikuar, nuk është rastësi që stërvitjen e fundit para finales së Ligës së Kampionëve e bëmë në qendrën stërvitore të Real Madridit dhe jo në Bernabeu siç është zakonisht”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




