Mbahet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fokus, forcimi i partneritetit dhe integrimi i rajonit

Mbahet këtë të mërkurë (18 dhjetor) në Bruksel, samiti i radhës BE–Ballkani Perëndimor, në fokus të të cilit është forcimi i partneritetit mes vendeve përmes integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave ndërkombëtare.
Ky është samiti i parë i thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili vetëm tre ditë pas marrjes së mandatit shtroi një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, një ditë më parë Shqipëria hapi grupkapitullin VI të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një zhvillim ky i vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë sa i përket samitit të sotëm në Bruksel, ai do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Plani i rritjes për rajonin, thellimi i angazhimeve politike të BE-së me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, lufta në Ukrainë dhe ndikimi hibrid i Rusisë në vendet e rajonit do të jenë disa nga temat të cilat do të trajtohen në samit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




