Messi bëhet pronar i një klubi spanjoll

Futboll Bota | 20 minuta më parë

Leo Messi bëhet pronar i një klubi. “Club Deportivo Eldense njofton zyrtarisht blerjen e klubit nga Leo Messi, duke hapur një kapitull të ri dhe emocionues në historinë tonë më shumë se 100-vjeçare”, thuhet në një deklaratë nga klubi spanjoll i Serie B.

“Ardhja në futbollin profesionist spanjoll të një prej figurave më të rëndësishme në historinë e sportit si pronar i CD Eldense shënon fillimin e një projekti afatgjatë që synon promovimin e zhvillimit sportiv, institucional dhe shoqëror të klubit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme