NBA/ Bucks mposhtin Warriors pa ndihmën e Antetokounmpo-s

Dhimbja në gju ndaloi Giannis Antetokounmpo-n vetëm pak minuta përpara ndeshjes me Golden State, por nuk frenoi Milwaukee që merrte një fitore me shumë rëndësi për moralin e grupit me shifrat 120-110.
Në mungesë të liderit grek për ekipin nga Wisconsin shkëlqeu Ryan Rollins me 32 pikë. Ndërsa kontribut të madh dha edhe stoli me 38 pikë.
Ndërsa nga ana tjetër ekipi kalifornian nuk ishte në mbrëmje të mirë me vetëmm Steph Curry (27 pikë), Jonathan Kuminga (24 pikë) dhe Jimmy Butler (23 pikë), të cilët mbyllën ndeshjen me numra dyshifrore. Sa u përket lojtarëve të stoli kontributi ishte i vogël me vetëm 29 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




