NFL play-off/ Eagles mbajnë frymën, Hërts është i dëmtuar

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Filadelfia Eagles aspiron që të jetë në Super Boël-in e dytë në tri vitet e fundit, por për të arritur diçka të tillë si fillim duhet të kalojë një pengesë si Uashington Commanders.

Një sipërmarrje e tillë duket edhe më e vështirë pasi organizatori i skuadrës, Xhejlën Hërts nuk gëzon shëndet të plotë. Ai humbi dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt për shkak dëmtimi ndërsa përballë Los Anxhelos Rams lëndoi përsëri gjurin.  

Ditët në vazhdim do të jenë decizive, por ka shumë mundësi që Filadelfia të luajë finalen e National Football Conference përballë Uashingtonit me organizatorin rezervë, Kenny Pickett. Nëse edhe ky i fundit nuk do të jetë i gatshmë për të luajtur atëherë Eagles do të jenë në dorën e Taner MekKi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme