Nga 17 janari, Orkestra Simfonike e RTSH nis stinën koncertore 2025

Muzikë | 2 vite më parë

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çel stinën koncertore për vitin 2025 me një koncert të veçantë.

Program i larmishëm do të hapet me “Valsin e mjellmës” nga kompozitori Aleksandër Peçi dhe “Symphodance energy”, dy vepra të cilat vihen për të parë në skenë. Më tej do të vijohet me “Tzigane” nga Maurice Ravel (lex. Moris) të interpretuar nga violinistja Laura Llozi.

Koncerti do të vijë nën dirigjimin e maestro Gridi Kraja.

“Në mbyllje do të jetë Simfonia nr. 2 e Johannes Brahms, një nga veprat e tij më të rëndësishme,” thotë maestroja.

Publiku do të shijojë surprizat e koncertit mbrëmjen e 17 janarit në orën 18:00 ne sallën e Universitetit të Arteve.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme