Nuk e ndërron Kukësin me asnjë vend tjetër, i riu Rasim Iseberi, rasti që tregon se të ardhmen e ndërton aty ku do
Në një kohë kur shumë të rinj janë të ndarë mes qëndrimit në Shqipëri dhe emigrimit, Rasim Iseberi ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen në vendlindjen e tij.
Ai ka vijuar traditën familjare në profesionin e gomisterisë, një aktivitet që babai i tij e nisi që në vitin 1992.
Shërbimi i gomisterisë nuk kufizohet vetëm në pikën e tij të punës. Ai ofron asistencë edhe në rrugë, në çdo orë të ditës, ndërsa thotë se vlerësimi më i madh për të mbetet mirënjohja dhe falënderimet e klientëve.
Rasimi ka edhe një mesazh për të rinjtëtë orientohen drejt profesioneve që kanë kërkesë në tregun e punës, të investojnë te vetja dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
“Do t’ju kisha thënë të gjithë të rinjve të merren me shkolla profesionale, sepse kanë një zanat. S’ka gjë më të mirë sesa të kesh një punë dhe të jesh pranë familjes, pranë njerëzve të dashur”, tha ai.
Raste si ai i Rasim Iseberit tregojnë se me punë, përkushtim dhe investim në profesion mund të ndërtohet një e ardhme e sigurt edhe në vendlindje
Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




