Nuk ndalen tifozët kuqezi ndaj pronarëve të klubit: Lironi Milanin tonë!

Itali | 5 muaj më parë

Vazhdon pa ndërpreje kontestimi i tifozëve të Milanit kundër pronarëve të klubit kuqezi. Mbrëmjen vonë të së enjtes është shfaqur një banderolë në pika të ndryshme të qytetit, ku shkruhet: “Lironi Milanin tonë”.

Tifozët i akuzojnë pronarët e Milanit për disa çështje të rëndësishme, siç janë identiteti, pasioni dhe Milanizmi, shfrytëzimi spekulativ i markës, rritja e çmimit të biletave dhe abonimeve, sabotim i ambientit dhe i tifozllëkut të organizuar.

Po ashtu, pronarët aktualë të klubit kuqezi, sipas tifozëve, janë të paaftë në çdo drejtim. Banderolat kontestuese, siç shihet qartë në rrjetet sociale, janë shfaqur edhe përpara qendrës së padelit të Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë në qendër të kritikave nga ana e fansave kuqezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme