Panairi i Punës në Fier, Balluku: 800 pozicione pune nga ndërtimi në hoteleri-turizëm

Në sheshin kryesor të qytetit të Fierit u çel sot në Panairi i Punës ku 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, ofruan 1800 vende të lira pune.
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Panairin e Punës dhe Aftësive, tha se, punësimi dhe kualifikimi i punonjësve, mbetet një prioritet, për të cilin po punohet ngushtësisht edhe me kompani të cilat kanë nevojë për punonjës.
“Është një ditë e rëndësishme në Fier, pasi Agjencia e Kombëtare e Punësimit ka organizuar një ndër panairet e punës më të suksesshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga pjesëmarrja duket që ka shumë djem e vajza të interesuar për vendet e punës. Janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, kemi parë në ndërtim, linja prodhimi, arsim dhe hoteleri turizëm”, u shpreh Balluku.
Balluku tha se, shpesh ndodh që vetë ata që kërkojnë punë janë pak skeptikë dhe dyshues sa i përket aftësisë së një panairi për t’i punësuar, por siç tha ajo , “ky panair ofron mundësi punësimi për të gjithë të interesuarit”.
“Nga bisedat që kemi zhvilluar me kompanitë pjesëmarrëse, kemi kuptuar se oferta është e vërtetë dhe të gjitha kontaktet që janë vendosur mes të interesuarve dhe përfaqësuesve të kompanisë, do kalojnë në fazë intervistimi, për të konkluduar më pas me kontratat dhe përmbushjen e kushtet“, tha Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




