Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!

Maradona ishte, është dhe gjithmonë do të jetë numri 10. Në vitin 2018, Diego guxoi të parashikonte se si do të ishte Kupa e Botës 2026, e mbajtur në SHBA, Meksikë dhe Kanada. “Amerikanët do të duan katër pjesë për reklamat”, deklaroi Maradona. Koha i ka dhënë të drejtë.
“Nuk më pëlqen, nuk ka pasion. Kanadezët mund të jenë skiatorë të mirë, çfarëdo qoftë, dhe amerikanët donin të luanin katër pjesë 25-minutëshe për reklamat. Do të na duhet të luajmë 100 minuta”, pohoi Diego, duke qeshur… dhe nuk kishte gabim. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




