Pr.ligji për faljen e gjobave, Manja: E miratojmë brenda këtij sesioni. Bardhi: U shfuqizuan nga Kushtetuesja

Projektligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale ka ndezur jo pak tensione mes opozitës e mazhorancës në seancën e sotme plenare.
Ministri i Drejtësisë , Ulsi Manja deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të miratojë këtë projektligj brenda këtij sesioni. Ai theksoi se mazhoranca i ka dhe numrat dhe mandatet për ta miratuar këtë pr.ligj.
“Ne kemi numrat dhe do i anulojmë gjobat. Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite. Ky parlament është në të drejtën legjitime, sovrane ti anulojë gjobat. Kemi numrat dhe mandatin. Kur të vini ju, anulojini.
Brenda këtij sesioni parlamentar do anulojmë gjobat e paekzekutuara deri tani”, theksoi Manja.
Nga ana e saj opozita pretendon se mazhoranca nuk e ka gati pr.ligjin, ndërsa shton se institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë kanë zbatuar një ligj të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2022.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi theksoi se mazhoranca i ka gjobitur qytetarët me qëllim shantazhimin e tyre për vonë për fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës.
“Në kundërshtim flagrant me Gjykatën Kushtetuese, institucionet në varësinë tuaj kanë zbatuar një ligj të shfuqizuar në 2022 nga Kushtetuesja. Kjo që po sillni këtu, është shbërje e një veprimtarie terrori ndaj qytetarëve, për gjoba që Kushtetuesja ia kishte shfuqizuar. Ju i gjobisnit qytetarët për presion për votë”, deklaroi Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




