Presidenti i Këshillit Evropian,Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i ri i  Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Costa ka publikuar foto dhe me përfaqësuesit  e vendit të Ballkanit Perëndimor, (Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Bosnje e Hercegovinës), pas darkës që pati me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar”, ishte mesazhi që Costa, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ua dhanë liderëve të Ballkanit Perëndimor.

 

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme