Rama: Nëse nuk votoni PS, integrimi në BE do të jetë i pamundur

Kryeministri, Edi Rama në takimin me të rinjtë në kryeqytet për prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit deklaroi se Shqipëria si kurrë më parë ka mundësi reale për tu anëtarësuar në BE.
“Kemi një mundësi reale që të bëhemi anëtare të BE. Nuk e kemi pasur para disa kohës pavarësisht punës sonë dhe pavarësisht se Komisionin Europian që merret me shqyrtimin e vendeve, ka konfirmuar që vendi ynë i ka përmbushur detyrat. Ne kemi dashur, ata jo.
Jam dëshmitar i këtij procesi ndaj them që kurrë më parë nuk e kam parë atë që kam parë sot dhe dëgjuar. Dëshirën e tyre që kjo të ndodhë, pra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE.
Për herë të parë edhe ata edhe ne duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ata duan të zgjerojnë BE dhe i duhet të japin një mesazh që BE po zgjerohet dhe ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Është e qartë pse ata duan sepse bota është në situatë tjetër”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se duhet të përfitojmë nga dera e hapur drejt BE, që sipas tij do të jetë e hapur vetëm për Partinë Socialiste.
“Është hapur dera e zgjerimit që nuk do të rrijë e hapur gjithmonë. Duhet ti japim mesazh të qartë. Që PS që sot është në qeveri nuk lëviz nga qeveria. Nuk duhet të ketë asnjë luhatje. Është gabim historik nëse nuk kuptohet. Mund të ngelet pishman i madh. Në 11 maj kalon treni i historisë jo për PS-në apo 71 mandatet por për të mbyllur negociatat dhe anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade. Të thuash se procesin mund ta bëjnë të tjerët është të mos kesh kuptuar asgjë. Të tjerët nuk e bëjnë dot. Nëse nuk bëhet në 2027, dera mbyllet dhe ne e pësojmë si Maqedonia e Veriut që u bë kandidate e BE-së në 2005. Janë futur zgjedhjet në mes të cilat mund edhe ta komplikojnë. Nëse mesazhi i zgjedhjeve do të jeta paqartësi. Mesazhi do jetë i fortë, shqiptarët të shkojnë tek numri pesë.
Një forcë si e jona që bën fushatë me flamurin tonë dhe të tyre ka të mbështetjen drejt BE-së”, tha kryeministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




