Reforma territoriale/ Këshilli Bashkiak i Selenicës kundër bashkimit me Vlorën: Nuk do të mbyllemi

Politikë | 2 muaj më parë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Selenicës, të gjithë këshilltarët, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, dolën me një qëndrim të përbashkët kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.

Sipas gazetares Afrovita Hysa, gjatë mbledhjes, këshilltarët deklaruan se Bashkia e Selenicës nuk duhet të mbyllet dhe se do ta kundërshtojnë deri në fund këtë projekt, duke e cilësuar si një vendim që dëmton përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës.

Në mbështetje të këtij qëndrimi u shpreh edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili argumentoi se Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete dhe se do të vijojë të mbrojë këtë qëndrim me argumente institucionale.

Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë, të cilët gjithashtu u shprehën në një zë kundër bashkimit me Vlorën. Ata deklaruan se do të mbështesin çdo nismë për të kundërshtuar projektin dhe kërkuan që Bashkia e Selenicës të mos shkrihet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme