Rikthim në gjurmët e dritës, pas 50 vjetësh inxhinierët vizitojnë hidrocentralin e Fierzës

Sociale | 2 muaj më parë

Një grup inxhinierësh të diplomuar 50 vjet më parë në Universitetin e Tiranës u nisën nga ky institucion arsimor dhe qytete të tjera të vendit drejt hidrocentralit të Fjerzës.

Ishte viti 1976 kur filloi krijimi i stafit inxhinier teknik dhe administrativ për vendin në punë të veprës më të madhe energjetike të vendit tonë.

Ata sapo mbëritën në brigjet e Drinit në FZ u pritën me mirënjohje dhe respekt nga punonjësit e hidrocentralit.

Këta inxhinierë veteranë të dritës pesë dekada më parë kur erdhën në brigjet e Drinit ishin të rinj të sapodiplomuar.

Duke respektuar kërkesat e sigurimit teknik u pajisën me veshjet përkatëse për të vijuar vizitën në sallën e makinerive dhe mjedise të tjera të kësaj vepre.

Në këtë udhëtim ata nuk kanë skica, projekte e harta të objekteve si dikur, por kanë mbresa e kujtime që nuk harrohen.

Puna për ndërtimin e hidrocentalit të Fjerzës filloi në vitin 1971 dhe turbina e parë u vonë në shfrytëzim më 20 maj të vitit 1978.

“Jeta ime profesionale rrjedh në drejtimin e rrjedhës së lumit Drin në të gjithë në tre hidrocentralet e Kaskadës së Lumi Drin, edhe nga Fierza në Komën dhe prej Komanit në Vau Dejës,  deri në vitin 2018 që mbas 42 vite punë pa u shkëput në korporatën energjetike unë dola në pension. Kam filluar punë për herë të parë kur Koorporata u quajte Drejtori Energjetike. Pastaj u bë drejt DPCE, (Drejtoria e Përgjithshme e Centraleve të Elektrik). Pastaj u bë KESH edhe mbeti kështu maj deri kur kam dalë në pension.”

Drejtori i parë i ndërmarrjes së shfrytëzimit të kësaj vepre, inxhinieri Luigj Pjetri, ishte organizator i kësaj vizite që u kthye në një festë të bukur.

Hidrocentrali i Fjerzës ka katër turbina me fuqi të instaluar 500 MW.

Këta vizitorë të veçantë kanë lënë rininë e tyre për vendien në punë dhe shfrytëzimin e kësaj vepre duke shënuar një histori suksesi.

Zemra e kësaj vepre është sall e komandës ku merr dhe përpunohen të dhënat teknike dhe jepen komandat si në një report ushtarak.

“Atëherë do të operojmë me agregat numër katër, do t’i uli çik ngarkesën e tij, do të lëshojë agregatin numër një, të marr ngarkesë maksimale për 10 minuta. Këtu komandohet çdo gjë nga ana teknike në hidrocentralin të Ferrzës. Momentalisht unë i jap urdhërat që të ndaloj një agregatë ose të lëshoj një agregatë me urdhër nga qendra dispeçere e keshit. Ne veprojmë në bazë të një programi të caktuar që kemiet e caktuara, në bazë të imeleve që dërgohen nga dispushëria qendndrore e KESH-it. Ne do zbatojmë pikë për pikë të gjitha planet e mundshme të përshimin dhe ndalimin e agregatëve. Në momentin e caktuar që marr një urdhër që të lëshoj një agregat, atëherë mbashkë me personelin tim, gjithashtu dhe personelin mekanik që ndodhet poshtë te salla e makinave, marr urdhër dhe unë e zbatoj atë urdhër duke thënë zotërive që ata zotërinjt që janë poshtë duhet të vazhdojnë operimet e tyre në bazë të asaj që unë do t’ju komandoj. Çdo operim i mundur nga ana teknike, qoftë për ndalim, qoftë për lëshim, qoftë avveri, duhet të njoftohen dhe duhet të komandohem gjithmonë nga qendra dispe e KESH. Unë momentalisht kam 26 vjet që jam në inxhinier Turni dispeçër dhe kam munduar që maksimalin e mundshëm kam bërë me gjithë operimin maksimal të mundshëm qoftë nga ana teknike qoftë nga ana njerëzore. Është një bë një punë e shkëlqyer e menaxhimit të situatave që nga pjesa hidrike deri te pjesa e prodhimit të energjisë dhe ne në çdo sekondë shohim të gjithë parametrat e agregateve të mundshme që i kemi në prezent në punë ose të ndaluar.”

Asnjëherë kjo sallë nuk ka patur kaq shumë specialistë.

Ish drejtori Luigj Pjetri, inxhinieri që ka mbi 50 vite në sistemin elektroenergjetik, e quajtë këtë ditë të veçantë edhe historike.

“Është salla e komandës që ne këtu kemi filluar atë betejën e madhe të komandimit, të lëshimit dhe të manovrimeve me agregatet e hidrocentralit të Fierzës. Kjo është shalla e komandës që për mua dhe për të gjithë ne që kemi punuar këtu ngelet në kujtesën tonë si vendi më i rëndësishëm dhe më delikat qenë skema me të cilin e kemi komanduar, kemi kontrolluar dhe kemi ndjekur të gjithë impulset dhe të gjithë ngarkesat dhe problemet e agregateve. Kjo tani është bërë për mrekulli. Është meritë edhe e kolektivit aktual që e shfrytëzon hidrocentralin gjithë inxhinierëve, punonjësve, specialistëve për mbajtjen, mirëmbajtjen dhe gatishmërinë e kësaj vepre.Hidrocentrali i Fierzës është një mrekulli, është mrekullia shqiptare. Nuk ka një të dytë në Shqipëri”

Është një nderë edhe një krenari për ne. prezenca juaj këtu keni punuar me përkushtim, me vetëmohim, me shkallë përgjegjësie shumë të lartë dhe na keni dhuruar një vepër e cila do të jetojë breza, një vepër me siguri shumë të lartë teknike, një vepër me siguri shumë të lartë funksionale, një vepër që do të thosha që është krenari për Shqipërinë.

Sigurisht që puna juaj në ato vite me vështirësi që ka pasur ndash nga pikëpamja teknike, ndash nga pikëpamja e mungesave të eksperiencës, ndash nga pikëpamja e përgjegjshmërisë dhe e përgjegjësisë së madhe që ka pasur kjo vepër dhe kontributi i juaj i asaj kohe është i shkruar përjetësisht në historikun e madh të kësaj vepre. tonë. Përveç periudhës së ndërtimit, një pjesë e mirë e juaja keni kontribuar dhe gjatë periudhës së shfrytëzimit duke shërbyer edhe si shkollë për të gjithë stafin që është furnizuar në vitet në vazhdim. Një shkollë se shkolla më e mirë e teknike për shfrytëzimin e kësaj vepre ka qenë dhe është bërë fiks këtu

Kjo është vepra më e rëndësishme energjetike e Shqipërisë edhe për pozicionin strategjik që ka, edhe për volumin e madh të liqenit.

Shërben si rregullator i gjithë sistemit energjetik. Kështu që duke i referuar kësaj rëndësie edhe shkalla e përgjegjësisë së njerëzve dhe e motivimit të njerëzve është shumë e lartë.

Do të vazhdojë kështu për shumë e shumë vite kjo vepër madhështore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme