Rriten kapacitet në Spitalin Onkologjik, ministrja Sala: Ky është vetëm hapi i parë, vijojmë investimet

Sociale | 11 muaj më parë

Në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po rriten kapacitetet dhe efikasiteti i shërbimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe shefi i Shërbimit Onkologjik, Helidon Nina, inspektoi ambientet e reja të Shërbimit të Kemioterapisë, ku tashmë funksionojnë tre salla të dedikuara që ofrojnë trajtim për rreth 100 pacientë ditorë, ndërkohë që po punohet për hapjen e sallës së katërt.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kapacitetet e kimioterapisë kanë shkuar në 30 poltrona të posaçëm, të cilat pritet të dyfishohen shumë shpejt, duke rritur efikasitetin në menaxhim dhe lehtësuar ndjeshëm fluksin e pacientëve.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi kontributin e donatorëve dhe falënderoi stafin mjekësor për vijimin e shërbimit pa ndërprerje edhe gjatë punimeve për hapjen e sallës së re dhe ndërhyrjet në dy sallat ekzistuese.

Sala theksoi se investimet do të vijojnë, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve dhe në garantimin e barnave onkologjike. 

“Ky është vetëm hapi i parë. Puna për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit në Spitalin Onkologjik vijon në mënyrë sistematike, me investime si në rritjen e kapaciteteve ashtu edhe në garantimin e barnave onkologjike.

Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo pacient.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme