Rritet numri i të rinjve me depresion, mjekët psikiatër: Kontrollohuni tek specialisti

Sociale | 2 vite më parë

Në qytetin e Vlorës, specialistët e shëndetit mendor ngrenë alarmin pasi depresioni po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja.

Sipas mjekes psikiatre të Spitalit Psikiatrik Rajonal “Ali Mihali”, Ejona Shaska, të rinjtë po përballen me një sërë faktorësh që po ndikon direkt në shëndetin e tyre mendor.

“Grupmosha që fillon të shfaqet më shumë çrregullime depresive është grupmosha 18 deri në 25 vjeç. Faktorët e brendshme kanë gjenetikën, por janë edhe këto balancat neurokimike dhe ulja  e hormonit të lumturisë e cila jep çrregullime depresive madhore”, tregoi mjekja.

Përdorimi i substancave narkotike apo alkoolit renditet si faktori më shpeshtë i cili ndikon jo vetëm më depresion, por deri në çrregullime psikotike.

“Ditët e sotme janë rritur shumë abuzimet me alkoolin dhe substancat që mund të çojnë jo vetëm me çrregullime depresive, por edhe ato psikotike”, deklaroi ajo.  

Por cilat janë shenjat e para që duhet të dimë, për t’i ardhur në ndihmë kujdo që preket nga depresioni.

“Shenjat e para të depresionit janë tërheqja, mbyllja në vetvete, izolimi dhe humori i rënë”, tha mjekja.  

Mjekët apelojnë për kontrolle tek psikologu dhe psikiatri, si një ndër hapat e duhur për të parandaluar ankthin, depresionin si dhe problemet e tjera që shfaqen e që lidhen me shëndetin mendor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme