Shëngjin, rritet kërkesa për të blerë apartamente – Interes shfaqin edhe turistët e huaj

Sociale | 2 vite më parë

Në bregdetin e Shëngjinit, nga turistë të huaj dhe shqiptarët e Kosovës, rritet trendi i blerjeve të banesave private. Si në pallatet e përfunduara dhe ato që janë në proces afër 1000 apartamente banimi janë blerë vetëm nga shqiptarët Kosovës, të cilët për kushtet e mira që ofron plazhi i Shëngjinit nuk e ndërrojnë atë me asnjë plazh tjetër.

Blerjet po shtohen dhe statistikat nga shitjet zyrtare dhe ato noteriale tregojnë për afër 2000 apartamente banimi të blera vitet e fundit në këtë bregdet. Sipas drejtorit të turizmit pranë bashkisë Lezhë, Renaldo Xhanej, krahas blerjeve nga bashkëkombësit tanë nga Kosova, konstatohen prenotime e blerje të shumta të apartamenteve të banimit edhe nga turistë polak, çek dhe italian.

“Ne shikojmë që trendët janë në rritje edhe blerjet janë të shumta ku përqindjen më të lartë e zënë shqiptarët e Kosovë, por edhe polak, cek dhe italian”, u shpreh Renaldo Xhanej,  Drejtori i Turizmit, Bashkia Lezhë.

Pastërtia, rregulli, qetësia publike, kulinaria e pasur dhe rritja e standardit kanë shtuar së tepërmi interesin e shqiptarëve nga Kosova dhe turistëve të huaj për të pasur dhe një shtëpi pushimi në bregdetin e preferuar të Shëngjinit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme