Shpërthen bombola e gazit gjatë hidroizolimit të tarracës së një pallati

Aktualitet | 2 vite më parë

Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur orët e mesditës në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”.

Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit bombola që shpërtheu ka rënë nga lartësia e tarracës e ka përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme