Shqipëria drejt Botërorit 2026, ambasada amerikane inkurajon aplikimin për viza

Shqipëria bëri historinë duke siguruar vend në fazën play-off të Kupës së Botës 2026 pas fitores ndaj Andorrës dhe humbjes 2-0 të Serbisë ndaj Anglisë.
Kupa e Botës do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Ambasada amerikane në Tiranë inkurajon shqiptarët që duan të ndjekin ndeshjet të aplikojnë sa më parë për viza.
“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




